I ftohti acar, qytetarët në Tiranë me xhupa, shallë e kapuçë

Kështu ishin sot rrugët e kryeqytetit. Njerëz të veshur trashë, me xhupa, kapuçë e shallë, për t'iu përgjigjur temperaturave të ftohta të këtyre ditëve, e që nxitonin drejt destinacioneve të tyre.

Në juglindje dhe verilindje të vendit termometri ka shënuar temperatura minus, ndërsa parashikimet nuk janë optimiste as për ditët në vijim.

Foto nga LSA