Nuk përfiton lejen e lindjes pasi fasoneria nuk paguan siguracionet, BOOM i zgjidh problemin qytetares
Anila Ricaj u ankua pranë Boom, pasi nuk ka përfituar lejen e lindjes.
Sipas saj ajo punonte në një fasoneri, “Merlika Group” në fshatin e saj, në Bilaj të Fushë Krujës.
Zonja pretendon se pronari nuk i ka paguar dy muaj siguracion.
Ajo kishte filluar punën në janar të vitit 2019 dhe ishte shkëputur më 25 qershor 2020, ku mori lejen e parakohshme të shtatzanisë.
Dhe më 29 korrik lindi vajzën. Ajo pret të marrë lejen e lindjes dhe akoma nuk e ka marr. Ajo thotë se ekonomisti i ka thënë se duhet të presë.
Edhe pse vajza është 6 muajshe, Anila nuk ka marr asnjë të ardhur.
"Ka qenë e vështirë, pasi i duhen minimalisht 150 mijë, bebi 100 mijë në muaj do vetëm qumësht. Burri punon në ndërtim, një ditë ka punë një ditë s’ka” – tha qytetarja.
Anila telefonon menaxherin e filialit ku punon që të takohen t'i japë raportin.
BOOM takon menaxherin i cili thotë se për pasojë të pandemisë, gjendja financiare ka qenë e dobët , për këtë arsye nuk është likuiduar, dhe se zonja do likuidohet nga momenti në moment.
Ai nuk e di se sa muaj janë pa paguar, ai thotë se sigurimet nuk janë derdhur për gjithë punonjësit.
BOOM i kërkon të telefonojë pronarëve që të mësojmë sa muaj janë pa paguar.
znj. Anila Merlika, gruan e pronarit të fasonerisë pohon që “Anila duhet të shkojë te ajo dhe të flasin. Ajo thotë se në muajin qershor ka punuar 6 ditë dhe nuk ka ardhur në punë".
Kur gazetarja e BOOM pyet se vetëm Anila nuk përfiton siguracionet apo edhe punonjës të tjerë nuk u janë paguar, telefonata mbyllet.
Pronarja ritelefonon BOOM, ku thotë se në momentin që do t'i bëhen pagesat do të marrë të gjitha lekët nga leja. Ajo pranon situatën e vështirë financiare.
Punonjësja është e deklaruar, dhe ajo thotë se do bëjnë një marrëveshje dhe do bëhet gradualisht pagesa e siguracionet.
Po ashtu, premtoi se shumë shpejtë do shlyej pagesat dhe do ta ndihmojë financiarisht punonjësen sa t'i dali leja.