Ngrica dhe dëborë në Korçë e Pogradec, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin ka sjellë edhe problemet e para.

Reshjet e dëborës kanë nisur në orët e para të mëngjesit në qarkun e Korçës dhe Pogradecit, duke arritur deri në një trashësi 5-10 cm. Rrugët janë të hapura, ndërsa probleme me energjinë elektrike ka pasur në Gore, Vithkuq, Moglicë, Lozhan dhe Mokër.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

Sakaq në Njësinë Vithkuq kalimi nga fshatrat për në qytet bëhet me zinxhirë, si dhe vijon kriposja e rrugës.

Vendi Lajme korce pogradec Aktualitet debore ngrice

EMISIONET