FOTO/ Beton edhe te Parku i Liqenit, Malltezi-Veliajt: Kaq shumë e urren natyrën?

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncon betonizimin që po i bëhet edhe Parkut të Liqenit në Tiranë.

Teksa publikon edhe një foto nga kantieri i ndërtimit, Malltezi shkruan ndër të tjera se, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi parqe më shumë se pallate dhe futi beton edhe brenda parkut!

Jamarbër Malltezi: Beton edhe brenda Parkut! Premtoi parqe me shume se pallate dhe futi beton edhe brenda parkut! Premtoi park orbital utopik/hipotetik se nuk shenohet askund ne harte se ku qenka ky park. Mbjell fidan por mbijne qiellgervishtes edhe ne lulishte. Kaq shume urren natyren qe i fut beton patjeter? Nuk ka asnje profesionist ne bashki qe ti sugjeroje te beje objekte me materiale miqesore me natyren?

Foto e publikuar në Facebook nga Jamarbër Malltezi