COVID-19/ 707 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
707 raste të reja, 4 viktima dhe 439 të shëruar. Ky është bilanci i Covid 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas asaj që informon Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3307.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.
SITUATA NË SPITALE
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
VIKTIMAT
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.
Rama dhe Manastirliu inspektojnë zinxhirin ftohës të vaksinave
Të mërkurën, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlitu inspektuan depot farmaceutike në ambiente e QSUT-së dhe ISHP-së, për të parë nga afër kapacitetet frigoriferike për ruajtjen e vaksinave antiCOVID-19.
“Tashmë janë instaluar dhe frigoriferët -70 gradë dhe janë gati për të pritur seritë e vaksinave. Aktualisht, vaksinat e Pfizer që kemi janë në Institutin e Shëndetit Publik dhe aty ruhen në standarde ultra të ftohta, ndërkohë që këtu janë kapacitetet e tjera që ne kemi. Ne tërësinë e tyre, kapacitetet aktuale për të ruajtur në temperaturë -70 gradë janë 250 mijë doza vaksinë në mënyrë të menjëhershme. Sigurisht, edhe për llojet e ndryshme të vaksinave, për ato të Moderna-s që do na vijë, -20 gradë, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Përsa i përket kapaciteteve frigoirke për vaksina të llojeve të tjera, për ato që kërkojnë 2 deri në 8 gradë, kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza”, - tha ministrja Manastirliu.
Frigoriferët me kapacitet ftohës deri në -80 gradë janë të gjithë me çelës, komplet të sigurta, me kamera dhe gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të sigurisë. Kryeministri evidentoi edhe investimet e bëra në zinxhirin e ruajtjes së vaksinave.
“Me atë depo që ishte këtu, vaksinat do ishin në dorë të Zotit”, - u shpreh Kryeministri.
Pas vizitës në depon e QSUT-së, Kryeministri u ndal dhe në ambiente e Institutit të Shëndetit Publik ku aktualisht po ruhen vaksinat e para Pfizer. I gjithë zinxhiri ftohës në ISHP është rinovuar, teksa investimet për kapacitetet ruajtëse po vijonë edhe me qendrat shëndetësore.
Me 28 janar në parlament pritet të miratohet marrëveshja e arritur me kompaninë Pfizer nga e cila qeveria ka siguruar 500 mijë doza, ndërsa nuk dihet ende shteti nga i cili vendi ynë përfitoi 975 dozat e para të vaksinës anti-Covid.
COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)
Raste të reja ditore 707
Të shëruar në 24 orë 439
Të shtruar në spitale 268
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3307
Testime totale 300,413
Raste pozitive 65,334
Raste të shëruara 38,860
Raste Aktive 25,218
Humbje jete 1256
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14542
Fier 1819
Shkodër 1384
Durrës 1363
Lezhë 998
Vlorë 1028
Korçë 934
Elbasan 968
Berat 812
Dibër 536
Gjirokastër 461
Kukës 373