Reshjet u dëmtuan muret e banesave, 9 shtëpi në Gjirokastër rrezikojnë shembjen
9 familje në lagjen "Cfakë" të Gjirokastrës ndihen të rrezikuar pasi muret e ndërtesave të tyre janë çare edhe më shumë, për shkak të rrëshqitjes së herëpashershme të dherave. Banorët thonë se rreziku është real, ndërsa nuk kanë një zgjidhje nga autoritetet vendore.
9 familje në lagjen "Cfakë" të Gjirokastrës, rrezikojnë tu shemben shtëpitë, kjo më shumë pas reshjeve te fundit.
Perimetri i rrëshqitjes së dherave është zgjeruar ditët e fundit, çka ka bërë që edhe çarjet në muret e banesave të zgjerohen dhe banorët të kenë frikë sa herë bie shi.
"Vështirësi të madhe kemi nga shtëpia që ka lëvizur. Po të bjerë shi frikë është."
Banorët thonë se ndihen të pasigurt në banesat e tyre.
"Janë çarë shtëpitë deri këtu jashtë. Si nuk e ndjejmë rrezikun."
"Si nuk rrezikojmë, janë çarë shtëpitë brenda, të ikën mendja!"
Çarja e mureve të shtëpive të kësaj lagjeje ka nisur 4 vite më parë, ndërsa reshjet e 2018 ishin ndër më të rëndat për ta.
Shërbimi Gjeologjik sugjeroi atë kohë marrjen e masave imediate për percaktimin e thellësisë se planit të rrëshqitjes dhe ndërtimin e mureve mbajtesë, por nuk u zbatuan asnjëherë.