BOOM- Veliaj i paguan miliona €, dështon kompania "Eco Tirana", punonjësit me fshesa shqope
Në janar të vitit 2016 Bashkia e Tiranës lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Veronës për krijimin e një ndërmarrje publike, e cila do të bënte të mundur grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shpreh se në kryeqytet do të vendoseshin kazanët e rinj dhe do të bëhej diferencimi i mbetjeve që në burim.
Veliaj: Një ndërmarrje publike e bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të menaxhojnë mbetjet, dhe do të fusin konceptin e menaxhimit të mbetjeve dhe ku publikja nuk do të jetë një gjë që menaxhohet ke, ndonjëherë më mirë se sa privati. Ne kemi dy kontejnerë, ai i gjelbërti për riciklim dhe tjetri për ato që nuk riciklohen. Të sigurohemi që Tirana të jetë qyteti më i pastër në Ballkan.
BOOM ka bërë një vëzhgim për të parë se si është situata në terren dhe nëse funksionon ose jo diferencimi i mbetjeve.
Diferencimi i mbetjeve nuk behët siç u tregua edhe qartë nga pamjet.
"Eco Tirana" nuk po përmbush kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës.
Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë “Eco Tirana” bëhet e përbashkët në një makinë edhe e koshave blu e ato jeshilë, që do të thotë diferencimi i mbetjeve nuk behet.
Ky është edhe tregues i qartë se propaganda e Veliajt ka dështuar.
Por ka edhe kompani të tjera private që kanë fituar tenderin e pastrimit, por punonjësit e tyre nuk kanë as gjërat me minimale sepse punojnë ende me fshesa shqope dhe pa maska në këtë situatë pandemie.
Miliona Euro përfitojnë kompanitë private për pastrimin e Tiranes, ndërkohë që punonjësit e pastrimit ende fshijnë rrugët me fshesa shqope dhe pa maskë në pandemi.