Basha poston videon e "Darkës në Dubai": Ministrat e Ramës, për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike risjell edhe një herë në vëmendje darkën në Dubai të ministrave të qeverisë Rama.

Përmes një video-postimi në Facebook, kreu i opozitës shprehet se në një kohë kur vendi vuan pasojat e përmbytjeve, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Lexo edhe:

Fatura e darkës së Nusretit

"Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj", shkruan Basha në postimin e tij.

Pas publikimit videos dhe fotove nga darka superluksoze e ekipit të rilindjes në Dubai, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve shqiptarë në rrjet.

Disa prej tyre e kanë konsideruar si skandaloz faktin që ndonëse vendi po kalon një situatë të vështirë, pushtetarët tanë gjejnë kohë të dëfrehen.

Fotot kanë ngjallur zemëratë dhe indinjatë tek shumë njerëz, teksa shumë zona të vendit po përballen me përmbytje.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje njerëzit e tij duke u shprehur se darka nuk është paguar nga ana shqiptare, por nga një prej grupeve më të mëdha të investimeve që duan të vijnë edhe në Shqipëri për të investuar.

Lexo edhe:

Nga hoteli me 5 yje në Barcelonë te Nusreti në Dubai/ Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, “qejfli” i luksit

/a.r,OraNews