Rrëshqitje gurësh në aksin Librazhd-Prrenjas, lëvizja vetëm me një korsi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2021, 19:31
Reshjet e dendura të shirave kanë bërë që të kete probleme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka pasur rrëshqitje masive gurësh, të cilat kanë bllokuar njërën korsi.
Si pasojë, është rënduar trafiku dhe firma e pastrimit po punon për zhbllokimin e aksit për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.