PD: Shkeljet e Ramës në borxhin 30 milionë euro për Rrugën e Lumit të Vlorës

Partia Demokratike thotë se anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama.

Në një deklaratë për median, 9 janar 2021 nga selia e PD-së, Teliti thotë se qeveria “në ikje ka shkelur kushtetutën pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës

"Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.  Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise.

Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin  dhe borxhin e ri 30 milionë euro.

Edi Rama nuk negocion për borxhin, por e merr si t’i vijë për mbarë!

Edi Rama nuk negocion për PPP-të, por i miraton me sy mbyllur.

Edi Rama nuk negocion për luksin e tij, por do t’i shtojë edhe 2 milione euro shtese luksit kryeministror. Asgjë nuk bën Edi Rama më interes të qytetarëve. Ai mendon vetëm për vete, megjithëse njerëzit vazhdojnë të humbin vendet e punes dhe bizneset po falimentojne dita- dites" u shpreh Teliti.