Dyshohet se strehoi në Tiranë 50 emigrantët, arrestohet 60 vjeçari

Një 60 vjeçar i identifikuar si Fatos Dusha dyshohet se ka strehuar në Tiranë emigrantët e kapur dje në Vjosë.

Burime nga Policia e Vlorës për Ora News, bëjnë me dije se identifikimi i 60 vjeçari është bërë i mundur nga dëshmitë e emigrantëve.

Sakaq vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi rezultojnë të jenë njerëzit që do transportonin me gomone nga Shqipëria në drejtim të Italisë, rreth 50 emigrantë sirianë.

Misteri në Vlorë: Kush i nxori nga deti njerëzit që kishin marrë përsipër transportin e 50 sirianëve

Rreth 50 klandestinë nga vendet në konflikt u shpëtuan mbrëmjen e 8 janarit 2021, pasi qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë nga një grup trafikantësh

Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku u ndërhy nga forcat shqiptare që sipas burimeve u njoftuan përmes një telefonate se po rrezikoheshin të mbyteshin në kushtet kur forca e detit ishte deri në 5 ballë.

Vlorë: 3 orë në mes të detit me dallgë, 50 sirianë në gomone prisnin të kalonin kufirin drejt Italisë