KQZ publikon draftin e projektvendimit për regjistrimin online të emigrantëve

KQZ publikon draftin e projekt aktit "Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit"

Ne KQZ do te ngrihet një sistem teknollogjik on line për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptare me vendbanim te përhershëm jashtë territorit te RSH të cilët kërkojnë për te votuar ne zgjedhjet për Kuvend 2021, nga ku ata kanë vendbanimin e tyre, jashtë
territorit të RSH.

Sistemi do të jetë i aksesueshëm në web në formën e një aplikacioni të shkarkueshëm edhe në smartphone. Nga këtu e vijim ky sistemi do të përmendet “sistemi”.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare  do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave.

1-Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve

2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

Nëse të dhënat e marra nuk përputhen hiqet mundësia e votimit

Shqiptarët duhet të plotësojnë
a) Numrin personal
b) Emër, atësi, mbiemër, datëlindje,
c) Foto të dokumentit të letërnjoftimit ose të pasaportës të lëshuar nga RSH
d) Foto të dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti ku ka vendbanimin, ose leje qëndrimi në shtetin përkatës;
e) Adresën e vendbanimit jashtë RSH;
f) Adrese e-mail aktive;
g) Numër telefonit celular aktiv
h) Një dokument që tregon lidhje me shtetin ku jeton si kontrate qiraje shtëpie ose dokument pronësie, kontrate me ujësjellës/energji/gaz, kontrate punësimi, kontrate shkollimi, etj

Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit/ aplikantit nëse ai/ ajo ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Nëse përzgjidhet “Jo”, do te njoftohet me një mesazh paralajmërues për detyrimin qe ka shtetasi te aplikoje pranë shërbimit ne DPGJC për te regjistruar vendbanimin e tij duke i ofruar linkun përkatës dhe se aplikimi i tij nuk do te vazhdoj te përpunohet pa kryer këtë regjistrim.

Nëse përzgjidhet “Po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj janë të sakta sistemi e informon se ai/ajo është kandidat për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve qe banojnë jashtë vendit. 8.1 Në se përzgjidhet “po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj nuk janë të sakta sistemi e informon se duhet t’i plotësojë dhe deri sa t’i saktësojë nuk do vazhdojë procedurën më tej.

Për të verifikuar që personi i cili po regjistrohet nuk është një person tjetër, sistemi duhet ti kërkojë votuesit te plotësojë fushat e sistemit me të dhëna me një nga dy mënyrat

Mënyra 1:
Aplikuesi duhet të plotësoj të dhënat që kanë të bëjnë me: atësia, mëmësia, vendlindja e tij, vendlindja e babait, vendlindja e nënës, datëlindja e babait,
datëlindja e nënës, emri i vëllezërve dhe/ose motrave, datëlindjet e tyre, emrat e fëmijëve te regjistruar ne DPGJC, datëlindjet e fëmijëve, vendlindjet e fëmijëve, datëlindja e bashkëshortes/bashkëshortit, vendlindja e bashkëshortes/bashkëshortit.

Mënyra 2:
Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit.
Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto (livenes identification). Aplikacioni do të verifikojë pamjen e shtetasit sa here që ai e përdor atë. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta
kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web (pjese e sistemit qendror) nëpërmjet një kompjuteri me kamera.

10) Sistemi qendror do te analizoje te dhënat e marra nga procesi i regjistrimit për të verifikuar saktësinë e tyre duke komunikuar me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri i adresave të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të
tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave.

11) Nëse këto të dhëna përputhen, sistemi finalizon regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Me këtë rast sistemi i dërgon me e-mail ne kontaktet e deklaruara linku-n personal/unik dhe te dhënat e duhura unike qe i japin mundësi te marre pjese ne votim. Në këtë
mënyrë është hapur edhe “llogaria” personale në sistem për aplikuesin.
12) Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

12) Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

Regjistrimi

Afati i fillimit të procesit të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit si rregull i përgjithshëm të jetë jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe të përfundojë jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Përjashtimisht për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021 afati i fillimit të këtij procesi të vendoset nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në varësi të procesit të prokurimit dhe të përfundojë jo më vonë se 24 shkurt 2021.

 Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit e hartuar sipas proceseve të përshkruar në lidhjen e këtij vendimi miratohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve dhe i dërgohet DPGJC-së.

 DPGJC jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve heq zgjedhësit nga jashtë vendit nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit ku ata kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Subjektet zgjedhore të regjistruara në KQZ, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga KQZ një kopje elektronike të listave të zgjedhësve nga jashtë vendit. Kjo listë përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” të pikës 1 të nenit 45 të Kodi Zgjedhor, qarkun ku zgjedhësit kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe shtetin ku ata kanë regjistruar vendbanimin në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.