U tha se kishte një lidhje të fshehtë me Kanye West, reagon Jeffree Star: Më pëlqejnë burrat e gjatë

Të gjithë  mbetëm të habitur nga thashethemet që qarkulluan me shpejtësi në lidhje me Kanye West dhe Jeffree Star. U tha se reperi tradhëton Kimin me Jeffree.

Së fundi makeup artisti i famshëm ka vendosur pikat mbi "i" duke sqaruar gjithçka njëher e mirë.

Ai postoi nëj video në kanalin e tij në YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”,  ku këto akuza i quajti një "budallik".

Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

https://www.youtube.com/watch?v=umkuHGNTKs8&feature=emb_title