Në shi dhe të ftohtë Labinot Tahiri del për të mbledhur para për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri është duke ndihmuar të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj.


Shumë prej të lënduarëve kanë nevoje për trajtim jashtë vendit dhe kjo është arsyeja që po grumbullohen fonde për t’u vënë në ndihmë familjarëve të të lënduarve.


Së fundi ai bashkë me aktivistë të tjerë kanë dalë në sheshin e Ferizajt për të mbledhur para që do t’iu vihen në ndihmë personave të prekur nga shpërthimi.


Ai në llogarinë e tij në Instagram publikoi disa foto ku gjithashtu ka shkruar se atyka dalë jo për të shitur diçka nga vetja e tij, por t’i tregojë botës që veprat e mira mund të bëhen edhe pa përfitime.

"Mirëdta shqiptarë e Diasporë!
Nuk jam dalur për të shitur diqka nga vetja ime, cd apo ndonje gjë që paguhet me para!
Kam dalur edhe pse ishte ftohêt e koha me shi, bashk me shumë aktivistë vetem me qëllimin për ti treguar botês shqiptare se ka punë qê behen edhe pa para.
Politikës ne ju treguam, që edhe kur ka erresirë ose kur na e beni errësirë, ne si qytetarë duhet t'a bëjmë jetên dritë dhe të ndriqojmë.
Shumë thika edhe në rrugên HUMANE, nga njerëz tê politikës e disa SERVILË! Ama duhet ta din mirë se nuk jam i ardhur nga Pasuria në këtë tendë, por duke e ditur se si ka jetuar populli im në Varferi , kam lënë shumë ditë të interesave jetesore , vetëm që mos me i lan qytetarët me i shitë shtëpiat e rri me shokë dhe aktivistë në borë e në shi. Labi Kosovë e Shqipërisë."
- shkruan ai.