Covid në Greqi, 800 raste të reja dhe 32 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 800 raste të reja me koronavirus, ndërsa 32 pacientë kanë humbur jetën.  

Sakaq 362 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa  85.4%  e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kapur shifrën 144293, nga të cilat 52.2% janë burra.