"Mbi tre milionë njerëz këtu, Zoti i bekoftë patriotët Amerikanë!" Videoja e postuar në Facebook nga protestuesja para se të vritej

Protestuesja  që u qëllua dhe u vra ndërsa po sulmonte Senatin, ndau entuziazmin me kaosin e shpalosur në një video në Facebook, disa momente para konfrontimit fatal me policinë.

Ashli Babbitt, një 35-vjeçare veterane e Forcave Ajrore dhe mbështetëse e ashpër e Trump, vdiq nga një e shtënë me armë zjarri në gjoks pasi u bashkua me mijëra protestues të cilët hynë në Kongres për të protestuar për fitoren e Joe Biden të mërkurën.

Vetëm disa minuta para ngjarjes, Babbat postoi një video duke marshuar drejt ndërtesës historike pasi shikonte tubimin ku Trump inkurajoi mbështetësit të shkaktonin trazirat.

Në video ajo thotë se janë mbi 3 milionë njerëz që po protestojnë

Ajo përfundon klipin e shkurtër duke deklaruar: Zoti i bekoftë patriotët amerikanë.

Videoja tregon herën e fundit që Babbit iu adresohet ndjekësve të saj në rrjetet sociale para se ajo të qëllohej brenda Kongresit.

Një dëshmitar i të shtënave sugjeron se Babbit u qëllua nga nje polic kur ajo provoi të ngjitej përmes një dritareje të thyer për të hyrë në dhomat e Kongresit, dhe një tjetër tha se pa protestues të shkelur nga turma.

Pamjet dramatike treguan atë të shtrirë në mes të gjakut në korridor para se ajo të trasportohej  në spital, ku edhe vdiq disa orë më vonë.

Shefi i policisë së DC tha se katër persona vdiqën në protestë të mërkurën.