Britania në alarm! Rritet frikshëm numri i vdekjeve për shkak të Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 22:57
Vdekjet si pasojë e Covid-19 kanë arritur në 1325 ditën e sotme, duke shënuar një rekord viktimash në Britaninë e Madhe.
Britania e Madhe prej tre ditësh tashmë ka më shumë se 1 mijë vdekje, si pasojë e përhapjes së shpejtë të mutacionit të ri të Covid-19.
Në javën e fundit numri i pacientëve që nuk e fitojnë betejën me pandeminë është dyfishuar, duke alarmuar autoritetet.
Në Britani numri në total i të prekurve është 2.957.472.