Twitter ndalon përgjithmonë Donald Trump
Twitter pezullon përgjithmonë Presidentin Trump nga platforma e tij në Twitter, tha kompania të Premten në mbrëmje.
"Pas rishikimit të postimeve të fundit nga llogaria e Donald Trump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës," tha Twitter.
"Në kontekstin e ngjarjeve të tmerrshme këtë javë, ne e bëmë të qartë të mërkurën se shkelja e mëtejshme e rregullave do të çonte një një pezullim total të llogarisë."
Vendimi i Twitter erdhi pas dy postimeve nga Trump të Premten pasdite.
"Postimet shkelën politikën e kompanisë kundër nxitjes së dhunës, tha Twitter, dhe "këto dy postime duhet të lexohen në kontekstin e ngjarjeve më të gjera në vend dhe mënyrat në të cilat deklaratat e Presidentit mund të mobilizohen nga audienca të ndryshme, përfshirë nxitjen e dhunës, si dhe në kontekstin e modelit të sjelljes nga kjo llogari në javët e fundit ."
Postimi i parë ishte për mbështetësit e Trump.
"75 milion patriotë amerikanë që më votuan , "Amerika e para" dhe "Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri" do të kenë mbështetje edhe në të ardhmen. Ata do të respektohen dhe nuk do të trajtohen në mënyrë të padrejtë," postoi ai.
Postimi i dytë i Trump nuk kishte plan të mbështeste inagurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
"Për të gjithë ata që më pyetën , unë nuk do të shkoj në inagurimin e Presidentit në datën 20 janar."
Twitter tha se postimi i dytë ku Trump konfirmonte se nuk do të shkonte në inagurim , ishte një deklaratë për vazhdimin e mëtejshëm të dhunës dhe pohim se ai nuk e kishte pranuar akoma rezultatin e zgjedhjeve.
Ndërsa postimi tjetër për patriotët amerikanë nënkupton që ai do të vazhdojë të mbështesë, fuqizojë dhe mbrojë ata që besojnë se Trump fitoi zgjedhjet.
Twitter do të zbatojë politikën e tij të pezullimit dhe do të sigurohet që Donald Trump të mos anashkalojë pezullimin e llogarisë së tij personale.
Twitter i tha CNN se llogaria e fushatës Trump gjithashtu është ndaluar përgjithmonë.