Gjermani: Rekord i ri viktimash nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 11:44
Instituti Robert Koch në Berlin, ka regjistruar një numër rekord të viktimave në Gjermani nga Covid-19.
Janë raportuar 1188 vdekje (deri më tani numri maksimal i vdekjeve është regjistruar në 30 dhjetor me 1129 vdekje).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31.849 raste të reja pozitive .
Sipas ekspertëve të dhënat mund të shpjegohen gjithashtu nga një vonesë në raportim për shkak të pushimeve. Më 5 janar u vendos që të zgjatej bllokimi i Republikës Federale deri në një njoftim të dytë.