Dy ilaçe që trajtojnë artritin po rezultojnë efikase edhe për COVID-19

Dy ilaçe që shërbejnë për të trajtuar artritin po rezultojnë efikase në zbutjen e simptomave dhe në shpëtimin e jetës së personave që përballen me sëmundjen e COVID-19.

Provat klinike në 6 shtete, zbuluan se medikamentet "Actemra" dhe "Kevzara" të kompanive farmaceutike zvicerane dhe franceze, "Roche" dhe "Sanofi", ulën me 8,5 % , vdekshmërinë nga koronavirusi dhe shkurtuan me një javë kohën e trajtimit intensiv.

Edhe pse dy ilaçet e reja kushtojnë nga 750, deri në 1 mijë paund për pacient, autoritetet në Britani thonë se vetë kurimi në spital i kushton vendit përditë 2 mijë paund, dhe terapia me këto medikamente përveç që ka leverdi financiare, shpëton 1 në çdo 12 njerëz që kurohen me to.

Londra nuk po ndal as fushatën e imunizimit të popullatës me vaksinat anticovid.

Dozat e para i kanë marrë rreth 1 milion e gjysëm britanikë, numër ky më i larti në Europë, ndërsa listën globale për banor e kryesojnë shtetet e Lindjes së Mesme, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.

Rezervat me vaksina po i dyfishojnë edhe 27 vendet e Bashkimit Europian.

"Kemi rënë dakord me BioNTech/Pfizer që të blejmë 300 milionë doza shtesë. 75 milionë do të shpërndahen brenda tremujorit të dytë, dhe pjesa tjetër, në të tretin dhe të katërtin," njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen.

Përveç Pfizer-it, BE-ja autorizoi të mërkurën edhe përdorimin e vaksinës së Moderna-s ndërsa nga të gjithë prodhuesit farmaceutikë, dozat anticovid për europianët arrijnë mbi 2 miliardë.

Edhe pse vaksinat kanë rritur shpresat, pandemia vazhdon të rritë bilancin e saj tragjik në botë, duke u marrë jetën mbi 4 mijë amerikanëve të tjerë, afro 1,200 gjermanëve, 400 italianëve dhe mbi 300 francezëve e grekëve së bashku brenda