Arvizu: Ngjarja e 6 janarit ishte shokuese dhe ishte paralajmëruar gjatë këtyre 4 viteve

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu u shpreh se ngjarjet në SHBA ishin shokuese dhe ishin paralajmëruar gjatë këtyre 4 viteve.

Arvizu: Këto ngjarje të 6 janarit ishin shokuese dhe ishin paralajmëruar gjatë këtyre 4 viteve. Kjo është një gjë totalisht e papranueshme edhe për vetë mbështetësit e Trumpit.

Në vendet që janë demokratike, nuk pëlqehen monarkitë. Çdo vend ka specifikën e vet. Besoj se nuk është një problem në Shqipëri nëse fokusohesh te kandidatët çështja e lidhjeve familjare në politikë.