Dudushi: Trump ka pas vetes rreth 70 mln votues që besojnë se Biden vodhi zgjedhjet

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, gazetari Alban Dudushi u shpreh Trump po ikën si një president me shumë vota dhe këta votues besojnë se Biden ka vjedhur zgjedhjet.

Dudushi: Në Shqipëri do të dukej si një shëtitje ajo që ndodhi dje në SHBA. Falë Trump po mësojmë disa elementë sigurie që ka SHBA që deri dje nuk i dinim. Është ai amendamenti 25 që ka dalë në kohën kur u vra Kenedi, i cili fut menjëherë në pushtet zv. Presidentin kur presidenti është i pamundur.

Trump ka pas vetes shumë vota, rreth 70 mln, d.m.th është me më shumë vota si president në ikje dhe këta votues e besojnë se Biden e ka vjedhur presidencën. Trump po vepron në logjikën e njerëzve që ka pas. Kur e pa se situata ishte e tillë dhe kur njerëzit në senat po tërhiqeshin, Tramp u tërhoq. Por Trump ka një serbator të madh nga pas.