Ju flet Moska: Çfarë po ndodh në të vërtetë në Amerikë?!

Zhvillimet e orëve të fundit në ShBA ishin në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: CNN e quajti kryengritje. Kur gratë e kësaj moshe dalin të përleshen me policinë ka një problem të madh në këtë shoqëri, ndjejnë një rrezik këto zonja. 76 milion amerikanë janë me këtë zonjë, ndjejnë diçka të rëndë. Trump më shumë i ka shprehur ato shqetësimet e këtyre njerëzve sesa i ka zgjidhur. E panë Trumpin si të mirën më të vogël, jo si zgjidhësin e problemeve, ose duke kuptuar demagogjinë e tij, e panë si të keqen më të vogël. Historia na ka treguar se kur Perandoria romake shkoi nëpër botë dhe bëri veprime përzgjedhëse ndodhi që këto të këqia që mendohej se mund të lejoheshin të bëheshin në vende të tjera një ditë u kthyen dhe u bënë brenda Romës.

Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.