Pas vendimit për izolim, britanikët zbrazin supermarketet

Qytetarët në Britaninë e Madhe kanë filluar të zbrazin raftet e supermarketeve pasi Anglia sot hyn në karantinën e saj të tretë kombëtare.

Boris Johnson njoftoi kufizimet e bllokimit natën e kaluar dhe vetëm disa orë më vonë, blerësit po nxitojnë për t’u furnizuar me sendet thelbësore.

Ky bllokim i tretë ka bërë që britanikët të fillojnë të blenë ushqimet e nevojshme, përfshirëo rizin dhe letrën higjenike.

Supermarketet në Londrën lindore, në Manchester, Birmingham dhe Watford  u boshatisën.

Dyqanet thelbësore do të qëndrojnë të hapura për gjashtë javët e ardhshme, por britanikëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Natën e kaluar, blerësit u ankuan se ishin bllokuar në radhë ndërsa shumë u përpoqën të bënin porosi në internet.

Dhe këtë mëngjes, ishin gati 15,000 njerëz në radhë në faqen e internetit të Ocado.

Shkollat janë mbyllur në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa Irlanda e veriut do të ketë një periudhë të zgjatur mësimi në distancë. Rregullat në Angli do të zgjasin deri në mes të shkurtit; ato në Skoci do të rishikohen në fund të janarit. Sidoqoftë, ka edhe zëra se kufizimet do të vazhdojnë deri në mars.

Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë më të vështirat që e presin vendin.

Ky vendim ka ardhur pasi Britania e Madhe ka raportuar një rekord prej 58784 raste të hënën si edhe 407 viktima të reja.