“Shqiptarët strehuan të pastrehët nga tërmeti” deputetja tregon humanizmin e komunitetit shqiptar në Kroaci

Mëngjesin e sotëm në emisionin" Ditë e Re" në Rtv Ora nëpërmjet një lidhje Skype deputetja shqiptare në Kroaci,  Ermina Lekaj Prljaskaj ka folur rreth situatës aktuale pas tërmetit të fuqishëm të datës 29-dhjetor ne Kroaci, si dhe për shqiptarët që jetojnë atje.

Ermina Lekaj Prljaskaj, shprehet se gjendja pas tërmetit ende vazhdon të jetë e pastabilizuar pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë por fatmirësisht nuk pati shumë viktima pasi tërmeti ka ndodhur rreth orës 12:00, të drekës dhe njerzit kanë qenë në lëvizje dhe jashtë shtëpive te tyre.

Prljaskaj thotë se ky termet ishte 30-herë, më i fuqishëm se tërmeti i ndodhur 7-muaj, më parë, në Kroaci por edhe pse ka qenë rreth, 200 km larg nga vendi i tërmetit është ndjerë edhe në Rajonin e Rikes ku ajo jeton.

“Shumë banesa janë dëmtuar pasi kanë qenë shumë të vjetra antike të kohës së luftës, dhe jo shumë të forta. Zona ku banojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve ka pasur të lënduar, dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Shteti kroat ka ofruar një ndihmë financiare për vendin e dëmtuar nga tërmeti. Edhe BE  ka ofruar një ndihmë financiare për rimëkëmbjen e vendit . Në Kroaci ka vullnetarë që do të ndërtojnë shtëpitë dhe objekte të ndryshme, mendoj që brenda dy viteve do të përfundojë një pjesë e rindërtimit në Kroaci” -tha ajo

Si jetojnë shqiptarët në Kroaci dhe kush ka qenë roli i tyre për përballimin  situatës pas tërmetit?

"Komuniteti Shqiptarëve në Kroaci është i pozicionuar mirë ka shqiptarë që merren me bizneset e veta ka furrtarë, hotelierë, të cilët kanë ofruar objekte për strehimin e personave që kane ngelur pa strehim,  ka familje që merren me hoteleri të cilët kanë pranuar qytetarët nga Petrinja të dëmtuar nga tërmeti , gjithashtu një grup shqiptarësh punojnë në instanca shtetërore dhe lokale të shtetit kroat, jemi te integruar mirë në kemi dhe shoqatat dhe aktivitetet tona për të ruajtur kulturën dhe gjuhën tonë. Kushtet në Kroaci janë të favorshme, me paga dhe kushte të barabarta si në vendet e BE-së” u shpreh deputetja shqiptare e parlamentit kroat" tha ajo