Covid-19/ Shkon në mbi 85 milionë numri i të infektuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 08:46
Rastet e infektimeve me Covid-19 në botë ka kaluar shifrën e 85 milionëve.
Sipas asaj që raporton Universiteti Johns Hopkins, aktualisht në botë janë të prekur 85,509. 038 persona, ndërsa 1,850,719 mes tyre e kanë humbur betejën me virusin.
Sa i përket të shëruarve, shifra ka arritur në 60,486,965 persona.

Shtetet më të goditura janë SHBA, India dhe Brazili. Në Europë kryesojnë Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
