COVID-19 në SHBA: Rekord infektimesh ditore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord të ri sa i përket numrit ditor të infeksioneve me Covid, ku u regjistruan 277,346 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-të deri më tani kanë gjithsej 20.38 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe 349,920 vdekje. Sakaq, 2,378 njerëz vdiqën vetëm të shtunën.

Shtetet e Bashkuara filluan fushatën e tyre të vaksinimit më 14 dhjetor të vitit të kaluar, raporton CNN.

Fushata e vaksinimit po përballet me vonesa të mëdha në shpërndarjen e vaksinave.