Greqia regjistron 390 raste të reja dhe 36 viktima nga Covid në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2021, 18:15
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 390 raste të reja me koronavirus, ndërsa 36 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 421 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 79.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve 140099, nga të cilat 52.3% janë burra.