Lufta anti Covid-19/ Arrin në mbi 84 mijë numri i të vaksinuarve në Itali
Perditësohet raporti i të vaksinuarve në Itali. Ditën e sotme numri ka arritur në 84 730 të vaksinuar.
Nga këta, 50 643 janë ferma e 34 087 janë meshkuj.
1520 të vaksinuar janë mbi 90 vjeçë, 2091 janë vaksinuar në grupmoshën 80-89 vjeçë e 115 janë të rinj të vaksinuar nga 16-19 vjeçë.
Grupmosha me numrin më të lartë të të vaksinuarve është ai i 50-59 vjecë me gjithësej 24,088 të vaksinuar.
Ndër 84,730 të vaksinuar ne Itali, 75,327 janë punonjës të sistemit shëndetësorë, raporton Ora News.

E në nivel botëror Italia është vendi i dytë në BE pwr numrin e vaksinave të kryera deri më sot.

Ditën e sotme, Italia raportoi 14.245 raste të reja me Covid-19 dhe 347 viktima. Ndërsa nga nisja e pandemisë shteti apenin regjistron 2,155,446 të infektuar dhe 75,332 të vdekur.
Lexo edhe:
Covid në Itali: Regjistrohen 347 viktima dhe 14 245 raste të reja në 24 orë