"Shumë i rrezikshëm"/ Arrestohet koka shqiptare e organizatës kriminale, kishte monopolin e kokainës në Viterbo

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që drejtohet nga një shqiptar, 29-vjeçar, i cili ka përfunduar edhe në prangat e policisë.

Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur

Është arrestuar një i kërkuar i rrezikshëm”, konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia.

Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.

Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo.

Gjatë operacionit të koduar ‘Agimi i ri’ janë sekuestruar 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash, njoftojnë mediat italiane.