U pyet nëse flirtoi me Finem në klip, Ester Bylyku vë në siklet Belinda Dragotin: 'Kujdes, se këtu kam dëshmitar'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2021, 10:00
Jo shumë kohë më parë, bukuroshen Belinda Dragoti e kemi parë të shfaqet në klipin 'Sje mo' nga reperi Finem.
Në klip ata portretizojnë një çift, ku detyrimisht duhet të duken të afërt teksa përqafohen, por a flirtoi ndopak Finem me të në sheshxhirime?
E ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, Belinda Dragoti u përgjigj: 'Jo, jo, në asnjë moment'.
Por më pas 'u vu në siklet' nga një koment pasues i moderatores Ester Bylyku, e cila i tha: 'Mos më gënje se kam dëshmitar këtu (qesh). Njëri nga djemtë që ka qenë në xhirime, është këtu sot, dhe ai do të na tregojë si është e vërteta'.
Më pas edhe djali, konfirmoi se për asnjë moment nuk ka patur flirt mes reperit dhe modeles bukuroshe.