U pyet nëse është në një lidhje, kjo ishte përgjigja epike e Belinda Dragotit

Belinda Dragoti përpiqet ta mbajë jetën e saj private jashtë kamerave sa më shumë të jetë e mundur, dhe ja ka dal mbanë, deri në momentin që moderatorja Ester Bylyku, i bëri një urim të veçantë per vitin 2021, dhe Belinda nuk diti si të reagonte në fillim.

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, në rubrikën 'Pyetje Hot', Belinda u pyet nëse ishte në një lidhje por nuk dha një përgjigje konkrete.

Më pas moderatorja Ester Bylyku, i tregoi foton e aktorit të famshëm Michele Morrone, duke i uruar që 2021 ta gjente me nje djalë të tillë, dhe Belinda la të kuptohet se mbase është në një lidhje.

Ajo tha: 'Ku i dihet. Mbase e kam një të tillë.' (qesh)