Artistët në kohën e pandemisë, ja propozimi i Rovena Stefës për ata që shqetësohen

Kryefjala e këtij viti ka qenë "Pandemia" e cila ka vendosur këmbëkryq të gjithë botën. Shumë jetë të humbura, ekonomia përsoi një rënie drastike dhe të shumtë janë ata njerëz që mbetën pa punë.

Të prekur rëndë  nga Covid-19 kanë qenë edhe artistët.  Për shkak të masave për kufizimin e përhapjes së virusit qeveria ndaloi grumbullimet e mëdha të njerëzve, koncertet, mbrëmjet e tjera muzikore e ahengjet familjare.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ka qenë këngëtarja e njohur Rovena Stefa ku dashur pa dashur gjatë bisedës me Roza Latin nuk shpëtoi pa u prekur dhe situata e pandemisë.

E duke qenë se njerëzit të shqetësuar pyesin veten se ku gjejnë të ardhurat këngëtarët  tani që aktiviteti i tyre është në 'lockdown', Rovena duke qeshur jep përgjigjen epike.

"Ne na vjen mirë për shqetësimin që njerëzit kanë, por e di si do ishte mirë?! Të fillonin të na paguanin. Kur thotë njeriu a je keq le të ndihmojë me diçka, nuk kemi nevojë për këtë patetizëm. (qesh) Nuk kanë njerëzit, nuk jemi vetëm ne keq dhe shpresojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt"