Britanikët thyejnë karantinën, largohen nga resortet e skive në Zvicër
Më shumë se 200 britanikë kanë thyer karantinën duke u larguar nga resortet e skive në Zvicër ku ndodheshin prej disa ditësh.
Pavarësisht masave të rrepta, biznesmenët në vendpushimin e njohur zvicerian Verbier, thanë se turistët janë larguar duke ndërprerë pushimet e tyre dimërore.
Zvicra për shkak se gjatë festave frekuentohet shumë në pistat e skive, vendosi në karantinë 10 ditore, që nisi që prej 14 dhjetorit, duke shmangur përhapjen e virusit. Shumë zviceranë besojnë se vendimi ishte një gabim.
Gjithashtu për shkak të zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19, autoritetet zviceriane mbyllën fluturimet nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut.
Shkencëtarët thonë se lloji i ri Covid-19 i parë në Mbretërinë e Bashkuar është më infektues sesa ai përgjegjës për pandeminë, por jo domosdoshmërisht ndonjë më i rrezikshëm për të infektuarit.