Franca nuk përjashton një mbyllje të tretë

Franca ka deklaruar se një mbyllje e tretë është e mundur nëse rastet e koronavirusit në vend vazhdojnë të rriten.

Të dielën Franca nisi fushatën e saj të vaksinimit mes frikës për një rritje të mundshme të rasteve pas Krishtlindjes.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha  për Journal du Dimanche:" Ne kurrë nuk do të përjashtojmë masat për të mbrojtur vendin."

"Kjo nuk do të thotë që ne kemi marrë një vendim, por jemi duke ndjekur situatën orë pas ore."

Franca ka konfirmuar rreth 15.000 raste të reja në ditë dhe të premten konfirmoi rastin e parë të variantit të ri të virusit.

Suedia dhe Spanja gjithashtu kanë konfirmuar raste të virusit të ri, për të cilin ekspertët kanë frikë se është më ngjitës. Kjo bëri që më shumë se 50 vende të vendosnin kufizime të udhëtimit më Anglinë, shtetin ku u zbulua varianti i ri i koronavirusit.