VIDEO/ Eksperimenti i dritës së zezë tregon se sa shpejt mund të përhapet Covid-19 në restorant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 14:18
Një video virale nga Japonia synon të tregojë se sa lehtë mund të përhapen mikrobet dhe viruset në restorante kur vetëm një person është i infektuar.
Videoja tregon 10 persona që vijnë në restorant, ku njëri prej tyre ëshë "i infektuar". Ai në duart e tij përdor një substancë fluoreshente e dukshme vetëm nën dritën e zezë, duke përfaqësuar mikrobe nga një kollë ose një teshtimë.
Më pas ai vazhdon të darkojë si çdo bënte zakonisht duke prekur të gjithë ambientin duke mos marrë parasysh asgjë.
Në fund drita është fikur dhe nën dritën e zezë duket qartë se ku është përhapur "infeksioni"
Substanca, e përdorur për të treguar mikrobet, mund të shihet në ushqim, duke përdorur enë dhe pjata, madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.