Do shkonin të vizitonin vajzën, Aksidenti tragjik u merr jetën çiftit në Fier

Një çift bashkëshortësh humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Levan-Qarr në Fier paraditen e 28 dhjetorit 2020.

Pashkë Malçi, dhe Ndue Preçi, përkatësisht 61 dhe 62 vjeç udhëtonin me makinë në drejtim të Qarrit kur mjeti doli nga rruga e përfundoi në kanalin kullues.

Aksidenti sipas policisë u shënua rreth orës 07 20 minuta.

"Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Qarrit", automjeti tip "Toyota" ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës" informoi policia.

Bashkëshortët që jetonin në Tiranë mësohet se po shkonin për vizitë tek vajza e tyre në fshatin Qarr.

Por në kthesë, mjeti Toyota doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e tejmbushur nga uji për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Mbushja e mjetit me ujë u ka marrë jetën çiftit, pasi dëshmitarët e parë në vendngjarje i kanë gjetur të gjallë, por në pamundësi për të thyer xhamin, kanë mbetur të bllokuar.

Lexo dhe: “Viktimat i binin xhamit me grushte, donin të dilnin”, flet banori: Makinën e tërhoqa me zetor

Banorët e zonës ngrenë alarmin se kjo pjesë e rrugës është e rrezikshme dhe në vazhdimësi aty janë shënuar aksidente.

Siç tregojnë pamjet kthesa është e fortë ndërsa në krahun e kanalit kullues mungojnë barrierat anësore

https://youtu.be/d1egcXTIjSY

Lexo edhe:

EMRAT/ Burrë dhe grua, identifikohen dy viktimat e aksidentit në Fier

https://youtu.be/apOfQwu0Qxg