VIDEO/ Velloja e bardhë e Dëborës, shijoni magjinë që ofron Tropoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2020, 18:10
Nisin reshjet e dëborës edhe në Tropojë.
Lugina e Valbonës, nën vellon e bardhë të dëborës, ka marrë hijeshinë e nuses natyrore.
Lumi Valbona me kaltërsinë e tij, me brigje të zbardhura, kalon krenare mes kreshtave të maleve duke thirrur "ejani, ejani, shijoni mrekullitë e këtyre vendeve"!
Fshatrat Dragobi, Valbonë e Rragam i Shalës kanë nje trashësi dëbore që varion nga 30 cm në Dragobi deri në 50 cm në Rragam të Shalës.
Rruga automobilistike është plotesisht e kalueshme dhe vizitorë të shumë janë të pranishëm nga shumë qytete të Shqipërisë dhe Kosovës.