VIDEO/ Shqiptarët “makth” edhe për policinë spanjolle, 4 të arrestuar. Sekuestrohen armë dhe drogë
Grupet kriminale shqiptare, që funksionojnë kryesisht në sektorin e lëndëve narkotike, po kthehen në një problem për vendet e Bashkimit Europian.
Përveç Britanisë së Madhe, Holandës, Belgjikës, Gjermanisë e Italisë, shqiptarët po fitojnë shumë terren edhe në Spanjë.
Gjashtë persona, pesë nga të cilët shqiptare dhe një spanjoll, janë arrestuar në Malaga në kuadër të një operacioni të koduar “Limit” ku u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara.
Sipas mediave vendase, gjatë operacionit u zbuluan dy ndërtesa të përdorura si plantacione droge në Malaga dhe Granada dhe një bazë e tretë, depo industriale po në Málaga.
Droga, sipas autoriteteve spanjolle, dërgohej në Itali përmes kamionëve frigorefikë.
Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme, fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike.
Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge.
Për të gjithë të arrestuarit, gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg".
/a.r,OraNews