Zgjerimi i Greqisë në Jon, Nishani-Ramës: Po bëhesh avokat i interesit të tjetrit
Pas dekretit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, vjen edhe reagimi i ish-presidentit, Bujar Nishani.
Përmes një reagimi në Facebook, ish kreu i shtetit shprehet se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë.
Sipas Nishanit, Rama ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë vetëm interesin e Shqipërisë dhe jo interesin që dëmton rëndë vendin tonë.
Lexo edhe:
Deti “trazon” Ramën, shfryn në twitter: “Kritikuesit”, llum nacional-folklorik
Reagimi i plotë i ish-presidentit:
Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!
Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!
Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !Tradhëtia ka Emër!
Lexo edhe: