Përfundon afati i funksionimit të OFL, SPAK dhe GJKKO do të shqyrtojnë vetëm çështjet e regjistruara

Ashtu siç ishte parashikuar  në aktin normativ OFL do të pushojë së funksionuari në 31 dhjetor, ndërsa në gjykatë dhe në SPAK do të shqyrtohen vetem çështjet që janë regjistruar deri në këtë datë.

Qeveria e ka marrë këte vendim pak ditë më parë ndërsa ndryshimet e bëra pritet të botohen në Fletoren Zyrtare. Pra e thënë ndryshe pas 31 dhjetorit të këtij viti, OFL nuk do ti dergoje formularin asnjë subjekti,  ndërsa hetimi  ose verifikimi pasuror nëse janë kushtet do të bëhet në bazë të ligjit antimafia   

Operacioni Forca e Ligjit, i nisur në muajin shkurt të këtij viti, ishte parshikuar ti kishte  efektet  deri datën 31 dhjetor, të paktën për sa i përket dërgimit të formularëve në drejtim të personazheve problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar apo të akuzuar për krim të organizuar. Por për shkak të numrit të madh të subjekteve u medua se do te shtyhej afati I tij. 

Per afro  11 muajsh  nga nisja e efekteve te ketij ligji shifrat flasin  për 589 persona të skeduar që u ka shkuar formulari për deklarimin e pasurisë dhe në total më shumë se 1550 pasuri të sekuestruara.

 Por nga këto, vetëm 120 çështje kanë përfunduar në Gjykatën e Posaçme për sekuestrimet. Me vendim të kësaj të fundit janë konfiskuar 11 pasuri, të cilat i kalojnë përfundimisht Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nga 56 pasuri të kërkuara për konfiskim nga SPAK dhe janë në proces konfiskimi 45 të tjera.

Referuar të dhënave, me vendim të Gjykatës së Posaçme u janë kthyer në 9 raste pasuritë subjekteve, të cilat kanë rezultuar të përfituara nga të ardhura të pastra dhe jo nga aktivitete kriminale.