Aksident në Orikum, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në Orikum të Vlorës ku një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit  është lënduar për shkak të goditjes së në pjesën anësore të rrugës dhe është transportuar  me urgjencë në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmën mjekësore.

Gazetari i Ora News Edi Ruçi informon se automjeti ka qenë me qera