Kulla të reja te liqeni, qytetarët të revoltuar me Veliajn: Të largohet! Nuk ka mbajtur premtimet

Pas shesheve dhe çdo hapësire të mbushura me kulla, tashmë duket se edhe Parku i Liqenit Artificial nuk do te arrijë ti shpëtoj betonizimit.

“Besoj do të bëhet një kullë si ato të Dubait në mes të liqenit.”

Këto foto janë pjesë e projektit më të ri që pritet të ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial.

Edhe pse kryebashkiaku Veliaj para se të merrte detyrën u shpreh se do të ishte kundër betonizimit e s’do të lejonte ndërtime, ka bërë të kundërtën.

Ajo që pritet të nis në atë që quhet mushkëria e Tiranës nuk është pritur mirë nga qytetarët .

“Është puna e përditshme e kryetarit të bashkisë, që gjithë Shqipërinë do ta betonizojë, siç po bën me Tiranën. Mori angazhim që nuk do të kishte leje ndërtimi për Tiranën, dhe pëllëmbë për pëllëmbë po bën kulla. Kujt do t’i shërbejnë, sigurisht atyre që kanë vjedhur paratë dhe i vënë në pallat për të pastruar lekun."

Unë po çuditem se çfar bëhet. Këto kulla që u bënë dhe u bë tmerri që most ë bëhen. Tani po bëhen të tjera. Mua më duket jo e arsyetueshme, prandaj po bëhen disa gjëra jo të mira. Parku është i të gjithëve që në pleqëri dhe te të rinjtë. Nuk duhet të bëhet. Ky është një krim i mjedisit. Për medimin tim nuk duhet të ndërtohet, sepse kjo është digë dhe ka rrezikshmëri.”

Nuk kanë munguar as ironitë ndaj kryebashkiakut.

“Nuk ka më vend këtu që të ndërtojë.”

Të shumtë i bëjnë thirrje kryebashkiakut të anullojë lejen.

“Kryebashkiaku Veliaj duhet ta mendojë mirë, duhet ta studiojë, të shikojë edhe populli nëse e do apo jo. Të pyetet, sepse ai nuk e ka pronën e tij. Ta anullojë lejen. Mendoj se kryebashkiaku duhet të largohet sepse nuk i ka mbajtur premtimet.”

Në faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar të Territorit, rezulton që të jetë miratuar një leje për kompleks ndërtimesh, por pa vendosur bashkëngjitur planin e miratuar. 

Siç duket në foto ballkonet e shtëpive do të jenë thuajse mbi liqen, ndërsa me digën duket se do ta ndajë vetëm rruga ku do të kalojnë makinat.