"30 qershori", Meta i sjell në vëmendje Kushtetueses, vendimin e Gjykatës së Kosovës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, që solli rrëzimin e qeverisë Kurti, për Presidentin Meta është shembull që duhet ndjekur dhe në Shqipëri. Megjithatë, duke parë se janë miratuar vetëm 6 anëtarë, Kreu i Shtetit shprehet se duhet ende shumë punë për ta bërë tërësisht funksionale.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019, të ankimuara nga PD, është një nga dosjet kryesore që do të shqyrtohen nga 6 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Me shpresen se gjyqtarët do të jenë të pavarur nga politika, për këtë vendim të ardhshëm presidenti i Republikës Ilir Meta nga Elbasani solli në vemendje vendimin e marrë në Kosovë, përmes së cilës u rrëzua qeveria Hoti.

Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant. Ne duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika dhe nga çdo ndikim dhe udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe respektimi me besnikëri i Kushtetutës së Shqipërisë.

Që një vendim të konsideohet i vlefshëm, Kushtetueses i nevojiten minimalisht 5 vota pro, çka e bën skeptik Kreun e Shtetit që për momentin nga ky institucion do të ketë supriza të mëdha.

Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar. Mbi të gjitha duhet të ndjekim dhe monitorojmë funksionimin e kësaj gjykate në të ardhmen dhe vendimmarrjen e saj"

Ndërkombëtarët detyruan Metën dhe Parlamentin që 2 anëtarët e fundit të Kushtetueses të zgjidhen pavarësisht se sipas ligjit duhet të ishin 3 kandidatë për vakancat përkatëse. Por ndryshe nga mazhoranca, Presidenti e pranon që procesi ka kapërcyer mbi Kushtetutën.

Ky proces ka patur dhe ka mangësitë e tij nga pikëpamja e ligjit. Çdo spekullim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e presidentit me të kaluarën me parlamentin është e pavend, pasui në atë rast kishim një përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë kriminale e mafioze një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që i takonte presidentit ta merrte maxhoranca.

Prej 2 vitesh e gjysëm, Gjykata Ksuhtetuese nuk është funksionale dhe për këtë Ilir Meta fajëson PS për bllokimin e KED dhe ish-kreun e këtij organi Ardian Dvoranin për përlasjet e vazhdueshme me Presidentin.