Shkon në ishull për të dashurin, thyen karantinën dhe arrestohet

Një histori e bukur dashurie që nuk pyet as për Covid-19 dhe as për karantinën.

Në fund të nëntorit, pasi mbaroi semestrin e saj në universitet, 18-vjeçarja nga Xhorxhia, Skylar Mack, fluturoi në Ishujt Kajman për të parë të dashurin e saj të konkurronte në kampionatin kombëtar të skive jet.

Sipas rregullave të koronavirusit në fuqi në këtë vend, asaj do t'i duhej të qëndronte e izoluar për dy javë në dhomën e saj të hotelit: në vend të kësaj, pasi mori një përgjigje negative të testit anti-Covid, ajo “u arratis” në një plazh në Grand Cayman për të parë garën e të dashurit të saj.

Për këtë ajo u dënua me 4 muaj burg, pastaj dënimi u ul në dy, raporton Ora News.

Organizatorët e garës u paralajmëruan që studenti amerikan kishte shkelur rregullat për periudhën 14-ditore të karantinës të kërkuar nga Ishujt Kajman dhe thirrën policinë.

Dy të rinjtë u deklaruan fajtorë (ajo për thyerjen e rregullave dhe ai për ndihmën ndaj saj).

"Ata janë dy të rinj që nuk kanë pasur kurrë më parë probleme", shpjegoi avokati, Jonathon Hughes, për mediat amerikane.

"Ajo qan, ajo dëshiron të shkojë në shtëpi. Ajo e di që bëri një gabim, ajo e pranon atë".

/a.r,OraNews