"Efekti Fauci" doktori një idhull për të rinjtë, më shumë studentë i drejtohen Universitetit të Mjekësisë

Dr.Anthony Fauci  është padyshim një nga fytyrat më të njohura të vitit 2020. Drejtori i Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive është bëre një frymëzim për brezin e mjekëve të ardhshëm .

Numri i studentëvë që kanë aplikuar në shkollën mjekësore për vitin e ardhshëm akademik është rritur me 18%  krahasuar me vitin e kaluar. Konsiderojmë faktin që në vitet e kaluara ka pasur një rritje prej 1-3%.

"Kjo rritje ishte e papritur", tha Geoffrey Young, drejtori i lartë i organizatës për çështjet dhe programet e studentëve.

"Unë kam komunikuar me disa departamente të pranimeve në këto shkolla mjekësore, departamentet e të cilave po shohin një rritje nga 7 deri në 28%."

Disa zyrtarë të shkollës mjekësore po e quajnë këtë rritje si "Efekti Fauci."

Një nga faktorët motivues që mund të jetë në këtë kohë pandemie është vëmendja që amerikanët kanë për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Shefi i tyre, Dr.Anthony Fauci, është një nga anëtarët kryesorë të ekipit për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë dhe një njeri i famshëm me mirëbesim.  Njerëzit kanë bërë blerje të shumta të kujtimeve që kanë ngjashmërinë e Fauci-t; nga qirinjtë deri tek keku Fauci dhe petulla Fauci. Në Korrik, ai mori çmimin e të Drejtave të Njeriut Robert F. Kennedy. Yjet e filmave bëjnë video-thirrje private me të.

Kulmi i rritjes së numrit të aplikimeve në universitetet mjekësore mund të vijë në kohën e duhur. SHBA ka nevojë për më shumë doktorë, sepse përqindja e mjekëve pritet të ulet në mënyrë drastike në dekadën e ardhshme.

"Popullsia e pacientëve po rritet sepse njerëzit po jetojnë më gjatë," tha Young.

"Por gjenerata e bebeve po afrohet në moshën e pensionit."

Mjekët dhe kirurgët tashmë janë në numër të pakët. Por deri në vitin 2025 do të ketë gati 103.000 vende të reja për këto pozicione, sipas një studimi të vitit 2018. Numrat thjesht do të rriten nga atje.