Çmimi nuk ka ndryshuar nga vjet, Baldushku ju pret të blini "mbretin" e tryezës së Vitit të Ri

Çmimi i gjelave të detit në Baldushk këtë vit nuk ka ndryshuar pavarësisht efektit të pandemisë.

Tregtarët thonë se këtë vit një kg mish i këtij shpendi shkon nga 700-800 lekë.

Rritësit e gjelave thonë se shpenzimet janë më të mëdha dhe në shumë raste nuk justifikohen me fitimet.

Tregu i gjelave nuk është hapur ende megjithëse jemi në 10 ditëshin e fundit të vitit.

Por mbarështuesit thonë se deri tani kanë shitur deri në 50% të krerëve.

Por ndërkohë që disa i kanë shitur gjysmën e shpendëve të tjerë thonë se nuk kanë asnjë porosi deri tani dhe shpresojnë që të mos u mbeten pa shitur.