Spinaq e presh plot, por e ha bagëtia, fermerët e Frakullit ankohen se s'ka treg

Fermerët e Frakullës në Fier që kanë kultivuar perime të stinës si spinaqi apo preshi ankohen për mungesën e tregut edhe pse çmimi ka rënë deri në 20 lek për kilogram. Në këto kushte thonë se se prodhimin po detyrohen ta korrin dhe tua hedhin bagëtive.

Prodhimi ka mbetur në parcelë, ndaj ky fermer po e korr për të pastruar arën.

"Pastrojmë tokën tani, bagëtia nuk e han."

Thonë se çmimi këtë kohë të vitit ka zbritur deri në 20 lek për kilogram, por edhe kaq lirë, nuk shitet.

"200 lekë."

"Asnjë njeri nuk ja hesh sytë bujqësisë."

Të njëjtin hall e kanë edhe ata që këtë sezon kishin kultivuar presh,

"Me çmim të ulët, nuk ta leverdis."

Kur bëjnë llogaritë e shpenzimeve dhe fitimit, thonë se dalin me humbje.

Por toka është për një pjesë burimi i vetëm i të ardhurave.

Ndaj thonë se janë të detyruar të mbjellin me shpresën se sezonin tjetër do të shesin me shumë.

"Do punojmë, ku do vemi? Ne te Zoti tani, nuk kemi besim."

Ankesa kanë për mbështetjen sipas tyre të munguar nga qeveria, aq sa edhe një e moshuar flet për largim.

"Mjer ky popull dhe mjer ky vend që na ka zënë dhe nuk kemi ku shkojmë, jashtë nuk ikim dot."