VIDEO/ Pas vaksinimit kundër Covid-19, infermieres i bie të fikët

Pasi u vaksinua kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer/BioNtech, infermierja amerikane humbi ndjenjat gjatë konferencës për shtyp para gazetarëve.

Video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin kur infermiera humb vetëdijen për një moment.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”- dëgjohet të thotë ajo përballë gazetarëve.

Disa minuta më vonë ajo ka reaguar dhe u është drejtuar sërish mediave. Mjekët kanë bërë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes, mirëpo Dover tha se ajo e humb vetëdijen shpesh gjithmonë kur ndjen dhimbje.

https://twitter.com/Breaking911/status/1339779233372123137