Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2020, 07:49
Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në territorin shqiptar.
Raportohet në lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter, ndërkohë që epiqendra ka qenë 17 km në jugperëndim të Gjirokastrës.
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, tërmeti kishte thellësi 2 km dhe është ndjerë pak pas mesnate, rreth orës 01:53.
Deri më tani nuk raportohen dëme material.